Vetëm tre vjet burg për 21 vjeçaren që vrau të dashurin e joshur në internet gjatë lojës seksuale

23/10/2020 19:14

Jamie Lee Dolheguy i kishte thënë policisë se “ndjehej shumë mirë” pasi kishte joshur Maulin Rathod në shtëpinë e saj në Melbourne, Australi me premtime për seks, dhe e kishte vrarë me kavon e një lodre seksi.

Një e re ‘e trazuar’ në Australi e cila mbyti për vdekje të njohurin online me një kabëll, mund të jetë e lirë pas vetëm tre vitesh burg.

Jamie Lee Dolheguy pas vrasjes ishte mburrur në polici për joshjen e Maulin Rathod dhe vrasjen e tij në shtëpinë e saj.

Tashmë 21-vjeçarja, thotë se besonte se ishte një ‘ujk-njeri’, dhe ishte shpallur fajtore për vrasje nga pakujdesia kur mbyti studentin e lindur në Indi në korrik 2018.

Dolheguy kishte joshur studentin në shtëpinë e saj në Melbourne, duke i premtuar seks, pasi kishin shkëmbyer mesazhe në rrjetin Plenty Of Fish.

Por ajo kishte nisur të diskutonte me 24-vjeçarin për “lojra mbytjeje”, dhe në një moment kishte lidhur litarin rreth qafës së tij duke i thënë: “Nuk ka problem, gjithçka do të mbarojë.”

E reja u dënua me nëntë vjet burg por mund të lirohet me kusht brenda tre vjetëve.

Ditën që kishte kryer vrasjen e Maulin, Dolheguy kishte kërkuar në internet me fjalët “do të vras dikë sonte për qejf” si dhe “do të vras dikë sonte, ndihmë.”

Në profilin e Dolheguy ajo tregonte se dontë të njihej me dikë për herë të parë dhe se kishte çrregullimin e karakterit të dyfishtë, ide vetëvrasëse dhe dëshira ekstreme seksuale duke përfshirë lidhje imobilizimi te gjymtyreve.

Maulin raportohet se kishte pranuar lojrat e saj, madje edhe”lojën e mbytjes” kur asokohe vrasësja 18-vjeçare ishte veshur si personazhi Lolita.

Pasi e kishte mbytur me kavon në qafë ajo kishte telefonuar policinë për ndihmë.

Gjykatësja tha: “Është e qartë se ka një masë paramendimi në aktet e tua të dhunës. Ti nuk ishte e interesuar seksualisht ndaj Rathod, por vendose se mbytja e tij do të ishte e shpejtë dhe e thjeshtë”.

Avokatja e saj Sharon Lacy tha se Dolheguy ishte një fëmijë i trazuar pasi ishte marrë nga shtëpia prej autoriteteve, nga kushtet e tmerrshme ku jetonte me prindërit.

Më pas ajo kishte jetuar në një institucion me mbikqyrje 24 orë nga mosha 14 deri në 18 vjeç, kur u lejua të jetonte e vetme.

FOTO GALERI
2/5
Studenti tragjik i lindur në Indi kishte pranuar lojrat e saj

Top Channel