Theu karantinën dhe shkoi në ditëlindjen e të dashurës, Serbia dënon me burg yllin e Real Madridit

23/10/2020 17:30

Ylli i Real Madrid, Luka Jovic, është dënuar me gjashtë muaj burg në Serbi, pasi theu karantinën. Sipas “Daily Mail”, Jovic fluturoi nga Spanja drejt Serbisë për të marrë pjesë në festën e ditëlindjes së të dashurës, duke thyer kështu rregullat e COVID.

Real Madrid u tha lojtarëve të tyre që të izoloheshin pas shpërthimit të virusit në mars, por Jovic theu karantinën.

Sulmuesi u kritikua rëndë në vendin e tij në atë kohë, ku mediat serbe shkruajtën jo pak kundër tij.

Jovic duhet të paguaj një gjobë prej 27,000 paund e cila mund të ndihmojë në zbutjen e dënimit të vendosur.

Qeveria serbe kishte bërë thirrje që shtetasit që punojnë jashtë të mos kthehen nga vendet me një shkallë të lartë infeksioni.

Në atë kohë, Spanja kishte nivelin e katërt më të lartë të vdekjeve.

Joviç bëri një kërkesë falje publike, ndërsa tha në përpjekje për mbrojtur veten: “Me të mbërritur në Serbi, ata më testuan dhe unë isha negativ. Është për të ardhur keq që të tjerët nuk ishin profesionistë në punën e tyre dhe nuk më dhanë udhëzime konkrete se si duhet të sillem gjatë izolimit. Kërkoj falje nëse në një farë mënyre kam vënë ndonjë në rrezik. Shpresoj se së bashku mund ta kapërcejmë këtë. Serbia ka mbështetjen time të plotë, ne do ta mundim këtë së bashku.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA