25 vjeçari Joel Osei dhe 18 vjeçarja Diana Cristea, u shpallën sot fajtorë nga gjykata e Croydon në Londër për vrasjen e kërcimtarit Adrian Murphy më të cilin ishin njohur në një rrjet njohjesh të reja për homoseksualë.
Dyshja vrau irlandezin mësues kërcimi, duke e helmuar më parë me substancën e njohur si “Fryma e Djallit”, u tha në gjykatë.
Osei dhe Cristea kishin kontaktuar me Murphy në rrjetin e njohjeve të reja për homoseksualë ‘Grindr’.
43 vjeçari Murphy kishte punuar si mësues kërcimi dhe koreograf në akademinë e vallëzimit në Londër.
Ai ishte me pushime kur u gjet i vdekur në një apartamentin ku banonte në katin e 17 në Battersea, në qendër të Londrës.
Në gjykatë u tha se shërbimet e emergjencës ishin kujdesur edhe për një tjetër burrë kur erdhën në skenën e ngajrjes, që gjithashtu ishte droguar dhe grabitur nga Osei, por nuk mund të emërohej për arsye ligjore.
Në gjykatë u tha se në të dy indidentet ishte përdorur droga skopolamin – e njohur për përdhunuesit dhe grabitësit për të paaftësuar fizikisht viktimat e tyre.
Osei akuzohet se ishte takuar personalisht me Murphy dhe një tjetër viktimë të paemëruar, kur kishin hedhur drogën në pijet e tyre, me qëllim vjedhjen e sendeve personale.
Ndërsa Cristea, i kishte nxitur ata në sfond, dhe më pas ishte përpjekur të shiste sendet e tyre personale të vjedhura.
Në gjykatë u tha se Murphy jetonte në shtëpinë e një miku në godinën Lombard Wharf ne Londer, kur Osei ishte parë që kishte ardhur për vizitë më 1 korrik.
Më pas ai ishte parë që dilte nga ndërtesa me një çantë të madhe Louis Vuitton.
Dyshja kishte përdorur më pas identitetin e viktimës për të bërë blerje diamantesh në vlerë prej 80,000 dollarë nga një argjendari në New York.
Osei e Cristea akuzohen për administrim helmi ose substance helmuese me qëllim rrezikim të jetës, dy akuza grabitjeje dhe tetë mashtrimi finanaciar.
Ata kishin tentuar të përdornin kartën e kreditit të Murphy për të blerë rreth $3,000 pajisje elektronike.
Ndërsa Cristea kishte nxjerrë në shitje online një portofol Louis Vuitton, çantën e vjedhur Louis Vuitton dhe pesë rripa mesi Dolce&Gabbana.
Murphy u gjet në apartament disa ditë më vonë nga ish-partneri i tij i zhveshur në krevat.
Celulari i tij u gjet në tualet ndërsa në një nakaçe Coca-Cola të gjetur nga policia, u zbuluan gjurmë të drogës “Fryma e Djallit”.
Gjurmët e gishtërinjve të Osei u zbuluan në një shishe uiski në apartament.
Autopsia në trupin e Murphy zbuloi gjurmë të skopolaminës, e cila vjen nga familja e bimëve të njohura helmuese Atropa Belladonna, ose “Fryma e Djallit”.
Hetuesi PC Aylett tha: “Në Amerikën e Jugut, veçanërisht në Kolumbi, droga njihet nga grabitësit e përdhunuesit, për të bërë të pandërgjegjshëm viktimat e tyre, për periudha të konsiderueshme kohore. Në Kolumbi e quajnë ‘Fryma e Djallit’”.
Atropa belladonna, e njohur zakonisht si belladonna ose “Hija vdekjeprurëse e natës”, është një bimë barishtore helmuese shumëvjeçare në familjen e Solanaceae, dhe rritet në Evropë, Afrikën e Veriut dhe Azinë Perëndimore.
Top Channel