Tea dhe Shqipja

Pas një debati me Shqipen, Tea u largua nga studio e emisionit “Për’Puthen”, duke mos u ditur ende për vijimësinë e saj në këtë format.

E gjitha nisi në takimin që bukuroshja bionde kishte me Gracianon, ku ky i fundit tregoi më shumë detaje rreth eksperiencave të tij me meshkujt, gjatë kohës që ka jetuar në Evropë.

Shqipja u shpreh kundër rrëfimit të Gracianos dhe tha se nuk i pranon meshkuj të tillë, ndërsa Tea, u shpreh përkrahëse ndaj tij. Por kur moderatorja Bora Zemani, pyeti Tean nëse e shikon Gracianon si një partner të ardhshëm, ajo tha se jo, por shtoi se e shikon si një mik të mirë.

Në këtë moment Shqipja reagoi dhe tha se mesa duket ndërhyrja që Tea ka bërë në stomak i ka bërë keq. Pas kësaj deklarate Tea zgjodhi të largohet nga studio.

Tea: E mendoj që mund të jetë një mik i imi shumë i mirë, por jo partner i imi.

Shqipja: Tea të ka bërë baloni keq më duket.

Tea: Unë largohem (largohet nga studio).

Shqipja: Këto aprovojnë lloj lloj pisllëqesh këtu brenda, fëmijës tim nuk do ia bëj këtë gjë, do të jap mendimin tim deri sa kjo gjë të jetë e kryqëzuar. Më mirë të thuash për balonin.

FOTO GALERI
1/22

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA