Një neuro-shkencëtar ka sugjeruar së fundmi teorinë e re se ndërgjegjia e qenieve lind nga fusha e pavarur elektro-magnetike e neuroneve.
Studimi i publikuar muajin e kaluar në revistën “Neuroscience of Consciousness” bazohet vetëm në teori dhe jo në prova të prekshme, por autori Johnjoe McFadden thotë se hipoteza e tij mund të ofrojë një rrugë që në të ardhmen robotët të mendojnë dhe të ndjenë emocione.
McFadden thote se valët e krijuara nga aktiviteti elektrik i neuroneve përhapen nëpër tru dhe ndihmojnë në kompletimin e eksperiencave tona të ndërgjegjshme.
Johnjoe McFadden, gjeneticist molekular dhe drejtor i biologjikës kuantike në Universitetin e Surrey në Angli, thotë se gabimet në modelet e tjera të njohura të ndërgjegjies janë arsyeja që nuk mund të arrijmë të krijojmë robotë të aftë të mendojnë.
Hipoteza e McFadden distancohet shumë nga modelet tradicionale të neoroshkencës, të cilat përgjithësisht e konsiderojnë ndërgjegjien si një narrativë që krijohet nga truri i njeriut ose i kafshëve bazuar në ndjesitë, perceptimet dhe veprimet.
Ndërsa McFadden versionit më empirik të njohur si ‘dualizmi’ —idea që ndërgjegjia vjen nga diçka tjetër dhe jo nga lënda përbëbëse e trurit.
Teoria e McFadden përshtat idenë e “dualizmit,” se ndërgjegjia mund të jetë një forcë mbinatyrale. Dualizmi është refuzuar prej kohësh nga shkencëtarët duke u quajtur pseudo-shkencë, por McFadden tenton të aplikojë një shpjegim shkencor për të, çka nuk është arritur kurrë më parë.
Të tjera raportime thonë se teoria është e bazuar në fakte:
“Kur neuronet në tru dhe në sistemin nervor janë në aktivitet, ato dërgojnë jo vetëm sinjalet e njohura elektrike në fibrat nervore, por dhe pulsimet elektromagnetike në indet rrethuese të trurit. Kjo energji zakonisht nuk konsiderohet si e rëndësishme, por gjithsesi mban të njëjtin informacion si në zhvendosjet nervore, por në formën e një vale energjie jo-materiale, në një formë rrjedhe atomesh që lëvizin brenda dhe jashtë nervave”, thuhet në analizë
Faktikisht është e njohur vala elektromagnetike që rrethon trurin tonë, e cila është pikasur me teknika skanuese si elektro-encefalogram (EEG) dhe magneto-encefalografia (MEG) por është refuzuar më aprë si e parëndësishme për funksionet e trurit dhe mbinaturalen. Në lidhje me këtë McFadden argumenton se fusha elektromagnetike e trurit, e pasur me informacion është në fakt vatra e ndërgjegjies që udhëheq “vullnetin e lirë” të individit.
“Mënyra sesi lënda e trurit bëhet e ndërgjegjshme dhe realizon mendimin mbetet një mister, i studiuar nga filozofë, teologë, magjistarë dhe njerëz të zakonshëm për mijëra vjet”, thotë McFadden në një intervistë me Medical Xpress. “Unë personalisht besoj se ky mister është zgjidhur tashmë me faktin se ndërgjegjia është eksperienca e nervave që krijojnë fushën e vetë-gjeneruar elektromagnetike të trurit, e cila udhëheq atë që ne quajmë ‘vullneti i lirë’ dhe ‘veprimet e vullnetshme’”. (TheMindUnleashed/ Pergatiti Andi Lamko)
Top Channel