Plot 21 fëmijë, ju “prezantojmë” me familjen më të madhe në Britaninë e Madhe

22/10/2020 22:05

Noel dhe Sue, nga Lancashire, janë prindër të: Chris, 31, Sophie, 25, Chloe, 24, Jack, 22, Daniel, 20, Millie, 19, Luke, 19, Katie, 17, James, 16, Ellie, 15, Aimee, 14, Josh, 12, Max, 11, Tillie, 9, Oscar, 8, Casper, 7, Hallie, 4, Phoebe, 3, Archie, 2, Bonnie, 1, si dhe Heidie që ka lindur në prill.

Pra në total, Noel dhe Sue janë prindër të 21 fëmijëve, duke e kthyer këtë familje në më të madhen në Britaninë e Madhe. Familja, ka nisur së fundmi që ta pasqyrojë jetesën e tyre me anë të videove. Sue, zbulon se si përgatit ushqimin për fëmijët, si blenë produktet e nevojshme për ta, si i përzgjedhin rrobat.

 

“Vajzat thjesht marrin shportat, fusin brenda tyre gjërat që i duhet dhe unë vetëm paguaj. Ne kthehemi në shtëpi me një grumbull çantash”, u shpreh Sue për medait.

Familja ka dhe shumë fansa. Përdorues të shumtë në rrjete sociale shprehen se ata janë një frymëzim i shkëlqyeshëm për ta dhe se i admirojnë që kujdesen për një numër kaq të madh  fëmijësh.

 

 

FOTO GALERI
7/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA