29/11 23:02
Që pas deklaratës që Graciano bëri disa javë më parë, ku tha se është biseksual, Shqipja u shpreh kundër tij.
Me të njëjtën mendim ajo vijoi edhe gjatë puntatës së sotme, kur në studio u transmetua takimi i djalit me Tean.
Shqipja tha se takime të tilla janë jo normale dhe se është kundër djalit.
Në debat e sipër, Shqipja deklaroi se Graciano ka ardhur për Beratin në studio dhe jo për vajzat. Ndërsa Graciano preferoi t’i përgjigjet me një ofendim.
Pjesë nga debati:
Shqipja: Më duket se ke ardhur për Beratin dhe jo për gocat.
Graciano: Ti je injorante.
Top Channel