Pamje të frikshme nga Kreta/ Moti i keq godet jugun e Greqisë! Përmbyten rrugët, ndërpritet energjia elektrike

22/10/2020 11:32

Reshje të dendura shiu kanë goditur pjesën jugore të Greqisë, ku Kreta dhe zonat përreth “janë pushtuar” nga uji.

Një situatë e rëndë raportohet në vend, pasi rrugët janë mbuluar me akull, si të ishte janar, e ku përveç shkatërrimit të ullishtave dhe pemëve të shumta, mediat lokale raportojnë se edhe shumë zogj kanë ngordhur.

Po kështu, në Nea Alikarnasos të Kretës një numër i lartë makinash janë përmbytur nga uji. Në rajonin Hanje ka pasur rrëshqitje dheu e banorët e Rodosit, Santorinit dhe Naksosit kanë mbetur pa energji elektrike për disa orë.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel