Princi Leka konfirmoi ardhjen në jetë të vajzës së tij, duke rrëfyer dhe emrin e saj të trashëguar nga mbretëresha Geraldinë.

Në një rastësi vërtet të këndshme, Geraldina II lindi pikërisht në 18 vjetorin e shuarjes së monarkes së parë shqiptare. Në njoftimin e tij të shpërndarë në mediat sociale, princi sqaroi se si foshnja, ashtu dhe bashkëshortja e tij, Elia Zaharia gëzojnë që të dyja shëndet të plotë.

Çifti mbretëror e kishte mbajtur të fshehtë lajmin e shtatzënisë së Elias, i cili u mësua vetëm disa ditë më parë, kur ajo u fotografua në rrugë me barkun e rrumbullakosur teksa shëtiste bashkë me të shoqin. Ky është fëmija i tyre i pare. Aktorja shqiptare dhe princi Leka e kurorëzuan historinë e vet të dashurisë në martesë përmes një ceremonie madhështore në 2016-tën, ndërsa me njëri tjetrin ishin njohur që në vitin 2010.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA