Ish-stjuardesa që kreu marrdhënie me 15 vjeçarin, lirohet pas vetëm një javë burg

22/10/2020 18:21

Një ish-stjuardesë dhe punonjëse shkolle fillore është liruar me kusht pas vetëm një jave, megjithse pranoi se kreu marrdhënie intime me një djalë nën moshë.

Melissa Nosti, nga Sydney në Australi kishte kryer marrëdhënie me djalin që mësonte në shkollën ku ajo punonte si sekretare e frekuentimit të nxënësve në vitin 2010.

33-vjeçarja u dënua me 18 muaj burg, 6 muaj pa të drejtë lirie me kusht, pasi kishte pranuar fajin në gjykatë.

Ajo është liruar tashmë, sipas policisë nën kushte të rrepta mbikqyrjeje.

Avokati i saj kishte bërë lutjen në gjykatë duke argumentuar se kishte rrezik shumë të vogël që ajo të përsërisë shkeljen.
Ai tha: “Pas incidentit ajo ka qenë e punësuar. Ka punuar në linjat ajrore.”

Avokati solli gjithashtu në gjykatë një certifikatë mjekesore ku thuhej se Nosti nuk kishte shumë gjasa të përsëriste shkeljen.

Gjykatësja Susan Horan tha se një deklaratë nga viktima e abuzimit të Nosti ishte inkurajuese për lirimin me kusht.

Mes kushteve të lirimit të saj përfshiheshin zotërimi i një celulari dhe dhënia e fjalëkalimit policisë sa herë që i kërkohej.

Ajo gjithashtu ndalohej të takonte ose të shoqërohej me persona nën 16 vjeç.
Nosti do të paraqitet në një seancë apeli në fund të vitit.

FOTO GALERI
3/3
Ajo duhet te zbatoje te gjitha kushtet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA