Linda Halimi

Artistja e njohur shqiptare Linda Halimi vijon të nxjerrë video apo foto nga jeta e saj në palestër.

Këngëtarja, e cila njëherësh është shumë aktive me postime të ndryshme, së fundmi ka ndarë disa fotografi atraktive nga palestra.

Duke qenë shumë e fokusuar në këtë pjesë, 26-vjeçarja ka mahnitur ndjekësit me linjat trupore dhe transformimin.

E veshur tërësisht në sportive, krijuesja e hitit “Ndihmë” duket në formë të mrekullueshme.

Ndryshimi vjen falë ushtrimeve të njëpasnjëshme dhe kujdesit të madh ndaj vetes. Linda është duke punuar në projekte të reja në Amerikë dhe së shpejti pritet të sjell këngën e re. Ajo po ashtu më parë bëri të ditur se nënshkroi kontratë me kompaninë e famshme, “Universal Music”.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA