Pse Franca ka mbërritur kështu? Genc Burimi: Brezi i ri është gjithmonë e më shumë radikal

21/10/2020 22:27

Në studion e emisionit “Open”, po diskutohet mbi vrasjen e mësuesit Samuel Paty në Francë

Mësuesi i edukatës shoqërore, u vra nga një 18-vjeçar çeçen, pasi në një orë mësimi në klasë, paraqiti karikatura të Profetit Muhamed.

Ndërkaq, në studio ishte i ftuar gazetari Genc Burimi, i cili prej kohësh jeton në Francë. Ai tha se klima në Francë aktualisht është e trazuar, duke theksuar se brezi i r ii emigracionit mysliman është shumë radikal dhe në këtë prirje sipas tij ndikojnë dhe rrjetet sociale.

 

“Po, po është tronditur sërish, është një “Charlie hebdo” 2, sot u bë ceremonia për personin e vrarë, këtë herë opinioni francez mori një shuplakë të fortë sepse e pa që krimbi ka hyrë në mollë. Tani po i hyjnë me themel se përse Franca ka arritur këtu. Brezi i ri i emigracionit mysliman janë shumë radikalë, kjo në efektin dhe të rrjeteve sociale, do të duhet shumë punë që ky brez të riedukohet. Në vlerat fetare dhe ato të ligjit çfarë vendosni përpara, sondazhet tregojnë që vendosin ato fetare. Shumë persona mendojnë që profesori i provokoi myslimanët me këtë karikaturë”, tha Burimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA