![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/12233_sd-800x450.jpg)
24/06 14:40
Jo domosdoshmërisht i duhet të lëshojë flokët e saj jashtë kështjellës, që princi të mund të ngjitet, por sidoqoftë 31-vjeçarja nga Gjermania, Stefanie Classen njihet si Rapunzel.
Flokët e Classen-it janë plot 175 centimetra të gjatë, saktësisht 7 centimetra më shumë se gjatësia e saj trupore.
Ajo e nisi këtë eksperiencë interesante kur ishte 16 vjeçe dhe prej 15 vitesh nuk i ka prerë kurrë flokët. Jo vetëm që Stefanie nuk ka në plan ta bëjë diçka të tillë, por madje ëndërron të arrijë gjatësinë 2 metra.
Nisur nga fakti se flokët i janë rritur në mënyrë të qëndrueshme, një centimetër në muaj, s’duket fort larg dita kur Rapunzeli të ketë realizuar ëndrrën e saj të çmendur.
Top Channel