25/11 16:24
Sociologu Gëzim Tushi i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në diskutim e sipër në lidhje me inxhinierin Mark Bryan që jeton në Gjermani ka çuditur me një deklaratë.
Ai tha se në kohën e komunizmit vendoste shteti për çdo gjë, aq sa edhe në jetën intime.
“Në atë kohë vendoste shteti se si duhet të visheshim, të ecnim e si të bënim seks. Në atë kohë nuk lejohej aborti i fëmijës prandaj them që kontrollohej edhe seksi mes çiftit. Sepse raporti midis të ndaluarës dhe lejuarës është i diskutueshëm”, tha ai.
Top Channel