Të paktën 15 njerez janë vrarë të shtypur për vdekje në Afganistan, pasi mijëra ishin mbledhur për marrjen e kuponave të aplikimit për viza drejt Pakistanit.
Njëmbëdhjetë gra e katër burra vdiqën ndërsa shumë të tjerë kryesisht të moshuar, u plagosën duke u shtypur para zyrës në Jalalabad.
Zyrtarët e provincës thanë se rreth 3,000 afganë ishin mbledhur në zyrën pranë një fushe futbolli për të marrë kuponat e vizave që nevojiten për të udhëtuar drejt Pakistanit.
Zëdhënesi i spitalit Zaher Adel tha se viktimat ishin vrarë teksa tentonin të dilnin në panik nga stadiumi.
Zëdhënsi i provincës Attaulah Khoygani, tha se në stadium mund të ishin grumbulluar rreth 10 000 vetë.
Kunsullata e Pakistanit në Afganistan ka rinisur lëshimin e vizave javën që shkoi pas një pause të gjatë prej shtatë muajsh për arsye të epidemisë së koronavirusit.
Ambasadori i Pakistanit, Mansoor Ahmad Khan tha se ishte i trishtuar nga tragjedia.
“Ne jemi të angazhuar bashkë me autoritetet afgane për lehtësimin e aplikimit për viza”, tha ai.
Mijëra afganë nga Nangarhar dhe provinca të afërta aplikojnë për viza mjekësore apo për të vizituar të afërmit. Zyra e lëshimit ishte vendosur në stadium pikërisht për evitimin e grumbullimit të turmave të mëdha.
Top Channel