Një person ka rënë në pranga në Durrës, dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë si dhe janë ndaluar dy persona të shpallur në kërkim.
Bëhet fjalë për Xh. V., 62 vjeç, banues në Shkodër, i ndaluar për veprën penale “Dhënia ndihmë për ndërtim të paligjshëm” dhe shtetasen A. B., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin J. R., 19 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit T. Z., 17 vjeç dhe Xh. Ç., 16 vjeç, banues në Durrës, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur telefonin shtetasit L. O., 16 vjeç, banues në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel