Flokët janë gjysma e bukurisë së një vajze, mund të jetë një nga shprehjet që keni dëgjuar më së shumti, prandaj duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi.
Amanda Lee, stilistja e flokëve të Hailey Bieber, ka ndarë disa këshilla në Instagramin e saj.
Lee tregoi dy të produktet e saj më të preferuara dhe më të përdorura.
Sipas saj janë llak i mirë flokësh dhe një shampo e mirë e thatë.
Ndërsa ka tendencë që shampoja e thatë të përdoret vetëm kur flokët i ngjajnë peshkut ose patateve të skuqura, Amanda rekomandon që ta përdorni në flokë të pastër.
“Unë përdor shampo të thatë në rrënjët e mia për të parandaluar grumbullimin e vajit dhe për të më dhënë vëllim menjëherë”, shpjegon ajo.
Pas spërkatjes me shampo të thatë, Amanda përfundon me produktin e saj të dytë të zgjedhur: llak flokësh.
Top Channel