SHBA cakton datën e ekzekutimit të një gruaje, për herë të parë në 70 vjet (Krimi)

20/10/2020 19:02

Një gjykatë federale në SHBA ka caktuar 8 dhjetorin si datën e ekzekutimit të një gruaje vrasëse, per here të parë në 70 vjet.

Në njoftimin e Departamentit të Shtetit thuhet se Lisa Montgomery do të ekzekutohet për natyrën monstruoze të krimit të saj, edhe pse grupe të të drejtave të njeriut ankohen se ekzekutimi bie ne konflikt me motivin e institucioneve të dënimit që në fakt duhet të jetë korrektimi dhe jo mbyllja e jetës së shkelesve.

Në vitin 2004 me pretendimin se do të blinte një këlysh qeni, Montgomery hyri në shtëpinë e një vajze 23 vjecare e cila ishte tetë muajshe shtatzënë, e mbyti atë dhe i preu barkun për t’i marrë beben. Ajo më pas ia solli atë burrit të saj në shtëpi duke i thënë se ishte e vetja.

Avokatët e saj argumentojnë se vrasësja ka qenë viktimë abuzimesh të shumta dhe se vuante nga psikoza, por në fakt Montgomery ishte mjaft e kthjellët për të zgjedhur viktimën e saj dhe gjithashtu metodike në prerjen e barkut të viktimës pa lënduar beben brenda tij.

Prandaj dhe gjykata e dënoi me vdekje.

Por megjithse ekzekutimi i vrasëses mund të jetë një hakmarrje e kënaqshme, masa është një diversion nga politikat paqësore që reklamohen në skenën ndërkombëtare.

Kritikat për ekzekutimet në SHBA nisën prej vitit 2014 kur një fushatë evropiane kundër tyre e bëri të vështirë që burgjet amerikane të blinin kimikatin pentobarbital, një nga përbërësit kryesor të injeksionit fatal. Por burgjet amerikane e zëvendësuan atë me përbërës të tjerë dhe ekzekutimet rinisën që kur presidenti Trump rivendosi dënimin federal me vdekje në 2017.

FOTO GALERI
5/5
Bobbie Jo dhe Zeb Stinnett para vrasjes se saj ne 2004

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA