SHBA burgos për shtatë muaj gruan që vrau përdhunuesin për vetëmbrojtje (fotogaleri)

20/10/2020 21:48

Një nënë nga Alabama, e cila ka pranuar se ka vrarë me armë Todd Smith për vetëmbrojtje pasi e kishte përdhunuar dhe kërcënonte të vriste familjen e saj në 2017, është dënuar sot me shtatë muaj burg.

32 vjeçarja Brittany Smith pranoi se vrau me armë Smith në kuzhinën e saj teksa ai kishte kapur në fyt dhe po mbyste vëllanë e saj Chris Mçallie i cili kishte ardhur për ta ndihmuar.

Nëna e katër fëmijëve tha se përleshja ndodhi pasi i njohuri e përdhunoi në shtëpinë e saj rreth tre vjet më parë.

Më parë ajo ishte deklaruar e pafajshme por nëse shpallej fajtore në gjyq rrezikonte 20-vjet burg, kështu që ndryshoi qëndrimin në 9 tetor. Smith u denua me 18 muaj burg sipas marrveshjes, por duke llogaritur kohen e kryer, pret te lirohet ne maj.

Smith e cila insistonte që juria ta pinte të lirë për vrasjen, tha në një interviste nga burgu: “Jam e zhgënjyer që u detyrova të pranoja kompromis për deklarimin. Unë nuk jam vrasëse por mes dy të këqijave çfarë mund të bësh?”

Deklarimi fajtore për vrasje shkurtoi dënimin e saj por do të mbetet e regjistruar si e dënuar për vrasje.

Nëna qante në uniformën e burgut, teksa thoshte: “Do të jetë e vështirë për mua tani të gjej një punë dhe të rimarr fëmijët. Jam e lehtësuar që fëmijët dhe familja ime mund të vazhdojnë përpara. Por do të jetë e vështirë”.

Ajo thotë se mori vendimin të deklarohej fajtore pasi avokatët e saj nuk mund të garantonin shfajësimin në gjyq, dhe tashmë shpreson që një ditë të fitojë faljen për pastrimin e emrit nga dënimi për vrasje.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/10/12/shba-burgoset-gruaja-qe-vrau-perdhunuesin-pas-kercenimeve-me-jete-ndaj-familjes/

FOTO GALERI
2/4
32 vjeçarja u përdhunua nga i njohuri Todd Smith në janar 2018.

Top Channel