Sërish në alarm… Lombardia vendos: Ndalohet qarkullimi në këto orare!

20/10/2020 12:31

Autoritetet në Lombardi të Italisë kanë dhënë dritën e gjelbër për të vendosur një ndalimqarkullimi ndërkohë që rajoni po përballet me një rritje të shtrimeve në spital të pacientëve me Covid-19.

Ndalimi i qarkullimit do të nisë nga ora 23:00 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit dhe pritet të hyjë në fuqi nga e enjtja. Dyqanet e mesme dhe të mëdha do të mbyllen në fundjava. Masat në Lombardi, ku infektimet me koronavirus po rriten sërish pasi rajoni u godit rëndë në valën e parë të pandemisë, janë kërkuar pasi ekspertët thanë se shtrimet në repartet e kujdesit intensiv mund të shkonin në mbi 600 deri në fund të muajit, nga 113 që janë aktualisht.

Një spital Covid-i në një qendër konferencash në Milano, ku rastet po rriten shpejt, është rihapur tani. Lombardia regjistriu 1687 infektime të reja të hënën, shifra më e lartë ditore mes 20 rajoneve të Italisë. Kampanja, në jug renditej pas saj me 1593 infektime. Rastet në të gjithë Italinë ranë nën 10 mijë të hënën, sidoqoftë, thuajse 50 mijë testime më pak u kryen krahasuar me një ditë më parë. Por në kushtet kur raportohen rreth 10 mijë infektime në ditë, ekspertët thonë se vështirë se mund të funksionojë edhe sistemi i gjurmimit të kontakteve.

Kryeministri Giuseppe Conte ndërkohë ka thënë se dozat e para të vaksinës antiCovid do të jenë të disponueshme në vend në fillim të dhjetorit.

“Nëse faza e fundit e testimit të vaksinës së Oxford-it do të përfundojë javët e ardhshme, atëherë do të kemi vaksinën në fillim të dhjetorit”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA