Rritje e numrit të rasteve të reja me COVID-19 në Serbi, regjistrohen 326 të infektuar
20/10/2020 17:30
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit dy persona humbën jetën nga koronavirus, ndërsa janë regjistruar 326 raste të reja, që është një rritje në krahasim me ditët e mëparshme.
Deri më tani, gjithsej janë regjistruar 36.608 raste me infeksionin, ndërsa 441 persona aktualisht janë të hospitalizuar.
Në 24 orët e fundit janë testuar 7.242 persona, ndërsa prej tyre 326 kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona, me çka numri i të vdekurve është rritur në 780. Në respiratorë gjenden 25 pacientë.
Deri më tani në Serbi janë testuar 1.249.106 qytetarë.
Top Channel