Rikapet vrasësi i gazetares suedeze pas arratisjes me pengmarrjen e psikologes

20/10/2020 16:02

Një shpikës danez i bugosur për vrasjen makabre të një gazetareje suedeze në nëndetësen e tij të prodhuar vetë, u rrethua sot nga snajperët teksa tentoi të arratisej nga burgu.

Peter Madsen arriti të dilte nga ndërtesa e institucionit duke marrë peng psikologen me të cilën po konsultohej, teksa kërcënoi rojet duke u thënë se kishte pistoletë dhe eksplozivë me vete.

Më pas ai shihej në hapësirën para institucionit disa metra larg burgut në Kopenhagen ku po vuan dënimin.

Sniperët e policisë kishin drejtuar armët ndaj Madsen në zonë e bllokuar nga autoritetet, ndërsa disa negociatorë të policisë që erdhën më vonë bindën vrasësin të dorëzohej.

Rreth tre orë pas arratisjes policia njoftoi se Madsen ishte arrestuar dhe situata ishte mbyllur.

Mediat lokale thonin se Madsen ishte arratisur duke bindur rojet se kishte një pistoletë të vërtetë dhe se jeta e psikologes ishte në rrezik.

Zyrtari i burgut Bo Yde Sorensen tha se Madsen ishte i rrezikshëm prandaj zgjodhën ta lejonin të dilte nga ndërtesa.

Nuk është e qartë ajo që ndodhi me pengun e tij por Madsen u rrethua shpejt në parkun me bar ku zgodhi të ulej, ku më pas pranoi dorëzimin te autoritetet.

49 vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen makabre të vitit 2018 si dhe përdhunimin dhe copëtimin e trupit të gazetares suedeze Ëall pasi e kishte ftuar atë në nëndetësen e tij.

FOTO GALERI
2/11
Ai arriti të dilte nga ndërtesa e institucionit duke marrë peng psikologen me të cilën po konsultohej

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA