Një grua transseksuale që punonte si prostitutë pësoi plagë të tmerrshme por arriti të mbijetonte nga një sulm me rreth 30 goditje thike nga një ish-klient dhe një burrë tjetër.
Rebeka Curtts Rodrigues Domiciano, 28 vjeçe u sulmua në qytetin Icara, në jug të Brazilit, ndërsa sulmuesit u larguan me celularin dhe makinën e viktimës.
Rebeka ishte takuar kohët e fundit me sulmuesin, kur atij nuk i kishte funksionuar karta e bankës dhe mbeti i detyruar rreth 200 euro ndaj saj.
Mëngjesin e 17 tetorit ai i telefonoi Rebeka dhe la një takim për pagesën e shumës që i detyrohej.
Ai erdhi më një burrë tjetër dhe të tre hynë në makinë ku ajo të merrte pagesën.
Rebeka tha me pas: “Unë i thashë që pagesa me kartë nuk po aprovohej, dhe në atë moment shoku i tij në sediljen prapa më qëlloi me një thikë në kokë.”
Ajo shton se më pas të by burrat e godisnin atë me thika në kokë, në fytyrë dhe në gjoks.
Ajo vazhdon me detajet e tmerrit: “Nisa të ulëras dëshpërimisht brenda makinës. Ai arriti të kapë timonin dhe të shkelte gazin, teksa vazhdonte të më godiste.”
“Ata të dy vazhdonin të më godisnin, isha e dëshpëruar, nuk hiqja dot rripin e sigurisë, por dhe kisha frikë ta hiqja se ata mund të më godisnin në zemër, këtë kishin si qëllim”.
Më tej Rebeka kishte arritur të kthente makinën dhe ta ndalonte. “Ai më goditi përsëri, thuajse duke më shpuar në sy”.
Pasi kishte arritur të dilte nga makina ajo për fat ishte ndihmuar nga disa kalimtarë që thirrën shërbimet e emergjencës dhe e shoqëruan në spital.
Rebeka shton: “Kam rreth 100 të qepura pasi jam goditur me thikë rreth 30 herë, në kokë, në gjoks, në këmbë në krahë”.
Të dyshuarit janë ende në kërkim nga policia, e cila sipas mediave nuk e ka klasifikuar ngjarjen si një krim urrejtje por si grabitje dhe tentativë vrasjeje.
Rebeka më 19 tetor ka dalë nga spitali dhe thotë se ka në plan të organizojë një protestë kundër homofobisë në qytezën e Criciuma, teksa thotë se nuk është hera e parë që pëson dhunë homofobike.
Top Channel