26/11 07:45
Ylli i realitetit, Kim Kardashian, 39-vjeç, gëzon pasuri dhe luks si e gjithë familja e saj dhe ajo fiton një milion dollarë për një reklamë në Instagram.
Kim e konfirmoi këtë informacion në shfaqjen e David Letterman, për më tepër ajo zbuloi një fakt interesant. Në fakt, ajo tha se fiton më shumë në Instagram sesa për një sezon në shfaqjen “Keeping Up With The Kardashians”, shkruan Daily Mail.
“Ne nuk do të ishim ajo që jemi sot pa “Keeping Up With The Kardashians” dhe kjo është arsyeja pse vazhdojmë të ndajmë pjesë nga jeta jonë. Edhe nëse postojmë diçka në mediat sociale, ne fitojmë më shumë se në një sezon të tërë,” tha Kim.
Top Channel