SHBA/ Bien akuzat ndaj ish-policit që shpërndau fotot nudo të viktimës së vrasjes

19/10/2020 18:12

Lauren Mccluskey, studente nga Universiteti i Utah në SHBA, u vra nga një maniak në vitin 2018 pasi policia nuk i kishte vënë veshin kërkesave të saj për ndihmë.

Por para vrasjes së saj oficerët morën fotot intime të re dhe i shpërndanin mes tyre.

Tashmë dy vjet më vonë oficeri që shpërndau fotot intime të viktimës 21 vjeçare, është çliruar nga çdo akuzë për shkelje kriminale.

Në fundjavë prokuroria vendase tha se oficeri Miguel Dera nuk do të ndiqet penalisht ëpr shpërndarjen e fotove të Mccluskey.

Prokurori i Salt Lake, Sim Gill pranoi se veprimet e oficerit ishin “shumë të pakujdesshme,” por shtoi se nuk kishte ligj që i trajtonte këto shkelje.

“Ne kuptuam se nuk kishte statut që mund të përdornim për çështjen. Si të gjithë ishim shumë të zemëruar për sjelljen, por pa një statut të përcaktuar nuk mund të bënim asgjë”.

21 vjeçarja Mccluskey u vra me armë në 2018 nga Melvin Shawn Rowland, 38 vjeç, i cili e ngacmonte dhe shantazhonte studenten prej disa javësh para vrasjes. Rowland vrau veten pas linçimit të Mccluskey, sipas policisë.

Dyshja ishin shoqëruar më parë për pak kohë në 2018 para se Mccluskey t’i jepte fund lidhjes kur mësoi se Rowland kishte gënjyer për moshën e tij dhe të kaluarën kriminale.

Rowland ishte dënuar më parë për krime seksuale dhe vazhdoi duke përndjekur e shantazhuar Mccluskey.

Kur Mccluskey kontaktoi i poicinë e kampusit universitar për përndjekjen me detyrën u ngarkua oficeri Deras, të cilit Mccluskey i dha fotot intime për t’i përdorur në hetime.

Por Deras i shpërndau fotot nudo të viktimës Mccluskey me të paktën tre kolegë për arsye jo të lidhura me punën, madje duke bërë dhe komente ofenduese në to.

Avokati i familjes Jim Mcconkie tha se oficeri kishte abuzuar dhe mburrur me fotot private të Lauren Mccluskey disa ditë para vrasjes së saj.

FOTO GALERI
3/3
Oficeri kishte abuzuar dhe mburrur me fotot private të Lauren Mccluskey disa ditë para vrasjes së saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA