Protestë për ndotjen nga fabrika/ Banorët e Golemit në Lushnje: Shkarkon mbetjet e peshkut në ujë
19/10/2020 15:38
Banorët e një fshati në njësinë administrative Golem të Bashkisë së Lushnjes protestuan sërish kundër ndotjes nga një fabrikë e përpunimit të peshkut në zonë.
Edhe pse firma italiane e cila ka në pronësi fabrikën u gjobit nga IKMT dhe i la detyrë që të rregullonte linjën e përpunimit të ujrave, ndotja sipas banorëve vazhdon.
Veç kësaj uji kontaminuar shkatërron bimësine dhe në ujërat nëntokësor duke u kthyer një rrezik për shëndetin e banorëve thotë mjeku Dervish Myftari i cili është banor i kësaj zone.
Top Channel