Madrid/ Policia spanjolle ndërpret orgjinë ilegale, dhjetra të tjerë në radhë për seks para kamerave

19/10/2020 19:19

Policia spanjolle ka raportuar se ka prishur së fundmi një orgji masive, në të cilën të tjerë njerëz prisnin në radhe për të bërë seks para kamerave.

Eventi që ishte reklamuar nga organizatorët si ‘krim kundër shëndetit publik’, po zhvillohej në një apartament luksoz në kat të pestë në zonën San Blas të kryeqytetit Madrid.

Dhjetra pjesëmarrës të tjerë thuhej se po prisnin në rradhë jashtë me shpresë të bëheshin pjesë e zhvillimeve.

Por policë me veshje civile erdhën në skenën e ngjarjes kur u njoftuan për festën e seksit. Ata u shoqëruan brenda nga të ftuar të tjerë që besonin se ishin pjesëmarrës të orgjisë.

Në apartamentin e madh që ishte marrë me qera për një javë, ishin sekuestruar droga si kokainë dhe ekstazi e lëngshme.

Tre organizatorët ishin paralajmëruar se përballeshin me gjoba të rënda për evente seksi të paliçencuara. Një prej tyre raportohet se ishte regjizori i filmave për të rritur Ignacio Allende, i njohur dhe si Torbe.

Torbe ka kryer disa muaj burg në 2016 pasi u arrestua për abuzime seksuale me të mitur dhe shpërndarje pornografie me të mitur. Prokurorët thanë se do të kërkojnë tetë vjet burgim për të, në lidhje me filmin pornografik me dy të mitura.

Zhvillimi vjen në një kohë kur qeveria spanjolle ka shpallur 15-ditë gjendje emergjence prej rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në Madrid.

Kufizime janë vendosur për grumbullimet e njerëzve apo hyrjet e daljet nga qyteti, përveç rasteve për punë apo arsye humanitare.

FOTO GALERI
1/3
Eventi ishte reklamuar nga organizatorët si ‘krim kundër shëndetit publik’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA