29/11 23:02
Për 20 vite me radhë, autorët Hugh Nini dhe Neal Treadwell kanë mundur të koleksionojnë 2700 fotografi të vjetra, përmes ankandeve online apo arkivave familjare.
Të shkrepura në vitet 1850-1950, këto fotografi dokumentojnë romancën mes burrave, në një kohë kur diçka e tillë ishte jo e ligjshme.
Teksa po përpilonin librin për festimin e Muajit të Historisë LGBTQ në SH.B.A., Hugh dhe Neal vunë re diçka thuajse identike te secila prej tyre.
“Dashuria e tyre është kaq shprehëse”, deklarojnë ata.
Top Channel