
22/02 16:36
Konspiracionisti Alfred Cako, ishte i ftuar në rubrikën “Rrethi Katoror”, në “E Diell”.
Gjatë fjalës së tij ai u shpreh kundra përdorimit të maskës dhe për këtë falenderoi bashkëshortët Meta.
Cako tregoi se Monika dhe Iliri, janë të vetmit që i kanë bërë thirrje qytetarëve të mos mbajnë maska, e kjo gjë sipas Cakos do të përkthehet me vota. Ndërsa për presidentin Meta, Cako tha se nuk e habit sjellja e tij pasi bektashinjtë janë gjithmonë rebelë.
“Monika është e vetmja politikane dhe Ilir Meta, që i kanë bërë thirrje zyrtare që mos mbani maskë. Kjo do të përkthehet me vota. Ndërsa për Ilirin, bektashinjtë janë gjithmonë rebelë dhe nuk më habit”, tha Cako.
Top Channel