Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin  sotëm në Himarë, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri ndërtuesi 51-vjeçar Niko Goro.

Ai ka qenë pranë marketit të së motrës, e tij e identifikuar si E. Q., 57 vjeçe, e cila ka mbetur e plagosur në këmbë, pasi i ka dalë të vëllait para për ta mbrojtur. Fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një person i maskuar  paidentifikuar akoma ka dalë nga makina dhe ka qëlluar ndaj Niko Goros. Autorët e atentatit kanë qenë me një makinë tip “Tuareg”, të cilët janë larguar me shpejtësi. Nuk dihen ende shkaqet e vrasjes së tij, ndërsa pritet të mësohen detaje të reja në orët në vazhdim.

Pasi ndodhi ngjarja pika kontrolli janë ngritur në aksin rrugor  Himarë –  Borsh e Himarë – Vlorë. Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë.  Në vendngjarje  ka shkuar grupi hetimor  dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Himarë/Informacion paraprak:

Më datë 17.10.2020, rreth orës 08.55 minuta  në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë, nga një person ende i pa identifikuar është vrarë  me armë zjarri shtetasi N.G, 51 vjeç.  Si pasojë është plagosur lehtë në këmbë edhe shtetasja E. Q., 57 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor  Himarë –  Borsh e Himarë – Vlorë.  Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë.  Në vendngjarje  ka shkuar grupi hetimor  dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA