26/11 22:47
Sllovenia shënoi sot një rekord tjetër infektimesh, ku në 24 orë u regjistruan 834 raste të reja me COVID-19 dhe katër të vdekur.
Siç raportohet nga media rajonale, në vend statistikat janë 257 raste për 100 mijë banorë. Presioni mbi institucionet shëndetësore është në rritje, me 242 pacientë në spital nga të cilët 45 në kujdes intensiv, raporton ATSh.
Bilanci i Sllovenisë që prej fillimit të epidemisë ka arritur deri tani në 11 517 infektime dhe 180 të vdekur.
Dje autoritetet e Lubjanës njoftuan masat të reja për të parandaluar epideminë me ndarje të vendit në zona të kuqe dhe jeshile dhe kufizime mbi lëvizjet dhe grumbullimet në publik.
Top Channel