Ilirjan Hasanaj, i cili u vetë dorëzua në policinë e Shkodrës pasi është i dyshuar për plagosjen e shtetasit Mentor Hasanaj shef i policisë bashkiake në Malësinë e Madhe dhe babait të tij Xhelal Hasanaj ka pranuar autorësinë e plagosjes së dyfishtë.

19 vjecari ka deklaruar se është ai autori i plagosjes ndërsa ka zbardhur edhe motivin. Sipas tij, atentati nuk ka qene i paramenduar dhe se ka qene nën efektin e alkoolit ndërsa ka kërkuar falje.

Në polici i riu ka deklaruar se rastësisht ka parë makinën e Hasanajt dhe i është vënë pas pasi kishte dëgjuar një histori nga babai që lidhet me një problem pronësie. 19-vjeçari thotë se armen e ka mbajtur kohet e fundit me vete dhe nuk ka patur organizim të atentatit.

Në polici është dorëzuar edhe Verzan Bajrakurtaj i cili akuzohet si bashkëpunëtor në këtë ngjarje por sipas Ilirjan Hasanaj, kushëriri i tij nuk ka lidhje me atentatin por e ka telefonuar për ta marre me makine pa i treguar çfarë ka ndodhur. Por nëse sipas autorit motivi i kësaj ngjarje është një konflikt për pronën, ai bie ne kontradiktë me babain e tij, i cili dy ditë me pare deklaroi se me familjen e te plagosurve nuk kanë asnjë problem e madje kanë marrëdhënie të mira.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA