Tiranë – Një 29-vjeçar është vënë në prangat e policisë së shtetit për shkak se akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

I arrestuari është F. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë. Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se shtetasi F. Z. merrej me shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në rrugën “Don Bosko”, duke ushtruar kontroll fizik ndaj tij, në banesën e tij dhe në një parking në afërsi.

Si rezultat i këtyre kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar rreth 2.5 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa, një pjesë e së cilës e ndarë në doza gati për shitje, një sasi kokaine, një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, dy peshore elektronike dhe katër aparate celular.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, një tjetër operacion për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Vihet në pranga 29-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike.

Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, një shumë parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike, 2 peshore elektronike dhe 4 aparate celular.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, ka organizuar dhe finalizuar një operacionin për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

F. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se shtetasi F. Z. merrej me shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në rrugën “Don Bosko”, duke ushtruar kontroll fizik ndaj tij, në banesën e tij dhe në një parking në afërsi. Si rezultat i këtyre kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar rreth 2.5 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa, një pjesë e së cilës e ndarë në doza gati për shitje, një sasi kokaine, një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, dy peshore elektronike dhe katër aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit F. Z., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA