“Ftesë në 5”/ Jashtë vendit e bullizuan, këngëtarja tregon ofendimet dhe fjalët që e lënduan

15/10/2020 21:03

“M’ke Harru” është një ndër hitet më të pëlqyera të verës, e cila vjen si një bashkëpunim nga Çilieta Xhilaga dhe Marsi.

Kjo e fundit këtë pasdite ishte e ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ku tregoi detaje të reja nga karriera e saj muzikore. Bukuroshja bionde tregoi se që në fëmijëri ka jetuar në Greqi, por në atë vend e kanë bullizuar. Ajo u shpreh në studio se shpesh shokët e largonin dhe i qëndronin larg, ndërsa shtoi se e ka ndjerë shumë pjesën e racizmit.

 

“Kisha një dëshirë që ta filloja këtu në karrierë. Nuk ndihesha mirë atje sepse ka shumë konkurrencë, racizmi, thonë që je e huaj dhe të shohin me sy tjetër. Racizmin e kam ndier në shumë situata, shkon dhe i afrohesh dhe ikin, të largohen. Kur isha fëmijë dhe dëshiroja të kisha shokë shoqe më largoheshin. Zilia kishte të bënte shumë”, u shpreh Marsi.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA