Foka leopard brutalizon pinguinin e kapur në pamjet e pabesueshme të natyrës së egër (Fotogaleri)

15/10/2020 17:21

Në disa foto të ashpra nga veriu i Kanadasë pasqyrohet sulmi brutal i një foke leopard që i këput kokën penguinit 4 kilogramësh që bie në kurthin e saj.

Imazhet u kapën në 15 minuta nga fotografi Yuri Choufour nga Vancouver, i cili shikoi sesi foka 250 kilogramëshe luante fillimisht me prenë e saj të vogël, para se t’i këpuste kokën me nofullat e fuqishme dhe më pas ta gllabëronte.

Pas suksesit të gjuetisë së saj foka nxjerr më pas kokën mbi sipërfqen e ujit e kënaqur.

Yuri thotë: “Fokat leopard janë thuajse maja e zinxhirit ushqimor në Antarktikë, teksa predatorët e tyre të vetëm janë orkat. Fokat leopard hanë peshq, molusqe, oktapodë e specie të tjera, por njihen për mënyrat mizore me të cilat gjuajnë pinguinët. Nganjëherë ato luajnë me prenë e tyre para se ta vrasin”.

“Kur kalon shumë kohë në Antarktikë nis t’i duash pinguinët, kështu që nuk është e thjeshtë të shikosh këtë zog që lufton më kot për jetën e tij”.

“Reagimet e njerëzve janë zakonisht një përzierje mrekullimi dhe shokimi, por kuptohet që shumica janë të tmerruar nga qartësia e imazheve”.

Fokat leopard quhen kështu pasi kanë njolla të errëta në lëkurën e tyre, në motive të ngjashme me felinin me të njëjtin emër.

Ato janë predatorët më të ashpër të gjahut me gjak të nxehtë, ku përfshihen edhe foka më të vogla.

FOTO GALERI
13/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA