Netflix nën kritika në Teksas/ Akuzohet për ‘spiunazh’ të përdoruesve të rritur dhe të mitur, duke shkaktuar varësi Që kur Qiproja Veriore vendosi të rihapë një plazh të braktisur që nga konflikti në këtë ishull në vitin 1974, ngjarja u pasur nga debate dhe deklarata të ashpra. Dhe për të parën herë në 46 vite, publiku u lejua të shkelte në plazhin e Varoshës, në pjesën e Qipros Turke në veri të ishullit.
Varosha është hapur vetëm për turko-qipriotët dhe shtetasit turq, ku Qiproja e Veriut, është një shtet që njihet vetëm nga Turqia, ndërsa forcat politike në Qipro e konsiderojnë këtë akt të Ankarasë si një pushtim të ri të ishullit pas atij të 1974.
Prandaj edhe tentativa e disa qytetarëve greko qipriotë të cilën thanë se po ktheheshin në ato që janë shtëpitë e tyre, nuk është pritur mirë nga
Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC), që i quajti këta të fundit “grupe fashiste”.
Përmes një deklarate, Zëvendës Kryeministri i saj dhe Ministria e Punëve të Jashtme nënvizuan se “një incident ndodhi mbrëmjen e së dielës nën vëzhgimin e policisë greko-qipriote. Duke vënë në dukje se reagimi i papërshtatshëm nga policia ka inkurajuar grupet fashiste të ndërmarrin veprime nxitëse kundër palës turke, aty theksohej se “provokimet fashiste këtë radhë nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar”.
“Ministria jonë kontaktoi me Forcën Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Qipro për të nxitur Administratën Greke të Qipros Jugore të marrë masat e nevojshme për të mbajtur grupet ekstremiste larg kalimeve kufitare”, vazhdon deklarata.
Banorët greko-qipriotë të Varoshës, u larguan kur trupat turke avancuan në 1974, kur Turqia pushtoi pjesën veriore pas një grushti shteti të mbështetësve të bashkimit me Greqinë. Zona u vendos nën kontroll ushtarak turk dhe u izolua duke u lënë të rrënohet nga koha.
Top Channel