Përdoruesit e mediave sociale mbeten dje të shtangur teksa një prej “influencueseve” të njohura në rrjetin Instagram pretendonte se terroristi Osama Bin Laden ishte babai i saj dhe insistonte se “ishte një figurë e mirë atërore”.
Vajza e njohur ne rrjet vetëm si Saba postoi një foto të saj me “babanë” kur ishte i ri, në një nga linjat e ndjekura të postimeve, ku mori 16,000 shpërndarje e 75,000 ‘like’.
Përdoruesit kishin mjaft për të thënë mbi zhvillimin teksa një prej tyre shkruante i shokuar: “E çuditshme, vajza e Bin Laden një adoleshente përdoruese e rregullt e mediave sociale”.
Një tjetër shkruante: “Nuk ka si mosha e internetit, vetëm këtu mund të bësh gallatë me vajzën e një t*rroristi.
Por një përdoruese më dinake ripostoi një foto të mëparshme të komentueses me babanë e saj – i cili ne fakt nuk ishte Osama Bin Laden.
Saba iu përgjigj zhurmës së krijuar duke thënë: “Babai im ishte shumë i mirë me mua dhe gjithmonë një figurë atërore. Unë nuk e njollos emrin e tij sepse ajo që bënte nuk ishte puna ime”.
Disa të tjerë e pranonin pretendimin e saj, duke shkruar: “Ata të urrejnë sepse nuk e dinë që ai kishte shumë gra … dhe shumë fëmijë”.
Osama Bin Laden dihet që është baba i 20 deri në 26 fëmijëve, dhe ka pasur të paktën pesë gra zyrtare gjatë kohës që ishte gjallë.
Lideri i grupit Al-Qaeda u vra më 2 maj në një kompleks rezidencial në Abotabad të Paksitanit nga forcat speciale të SHBA.
Saba është kontaktuar për komente nga mediat dhe pritet te jape se shpejti prova per pretendimet.
Top Channel