Arkeologji/ Dera sekrete e kishës zbulon shpellat e fshehta të Kalorësve Tempullarë

12/10/2020 20:46

Arkeologët thonë se kanë zbuluar së fundmi një seri shpellash të përdorura nga Kalorësit Tempullarë, pas hyrjes nga një dera sekrete e një kishe në Acre, Israel.

Tempullarët ishin një rend ushtarak i Kishës Katolike, që mbetën aktivë rreth 200 vjet deri në zhdukjen e tyre. Ata ishin nga njësitë më të afta gjatë epokës së Kryqëzatave kristiane në Botën e Re dhe menaxhonin struktura të gjera politike e financiare të Kishës.

Ushtria prej rreth 1,000 priftërinjsh luftëtarë kishte fortifikata në shumë vende të Evropës e Lindjes së Mesme.

Por me kalimin e kohës pushteti i tyre u zbeh prej frikës së publikut ndaj fshehtësisë që ruanin, si dhe me vendimin e mbretit francez Philip IV që sekuestroi pasuritë e tyre për të larë borxhet.

Urdhri i Tempullarëve u shpërbë nga Papa Clement V por fuqia e deriatëhershme e grupit misterioz i ka dhënë zë shumë legjendave e spekulimeve mbi ta.

Në një dokumentar të National Geographic prezantuesi Albert Lin tregon për zbulimin e fortesës luksoze të luftëtarëve katolikë, pas zbulimit të hyrjes sekrete nga një kishë në qytetin bregdetar izraelit Acre.

Në të, Lin pyet: “A është kjo vendi ku banonin Tempullarët?

Studiuesi vendas Dr Eliezer Stern përgjigjet: “Jo, këtu nuk ka Tempullarë, jemi në vendin e duhur por në kohën e gabuar. Nëse duan të shikojmë një ndërtesë të tenpullarëve duhet të hyjmë poshtë kishës.”

Dyshja më pas dalin në rrugë, ku Dr Stern i tregon derën “për në botën tjetër”.

Lin thotë: “Kjo qenka si një film, po hyjmë në një derë sekrete prapa një dyqani”

Duke hyrë brenda kompleksit të shpellave Dr Eliezer Stern shpjegon se ato janë përdorur për dy shekuj.

Ai shton: “Tani jemi në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Këtu jemi në shekullin e 12-të e 13-të dhe ky është një kript i nëndheshëm. Tempullarët janë jetuar këtu për rreth 200 vjet”.

Eksperti thotë: “Ky është kati i parë i ndërtesës, por në shekullin e 13-të kisha e kryqëzorëve ishte sipër nesh. Harqet këtu janë të ngjashme me ato të kishës”.

Ata më pas zbresin dhe 3-4 metra më poshtë  në “dhomat sekrete” brenda shpellës.

Dr Stern thotë se ato kishin qëllime të caktuara. “Këto ishin depozita të mëdha uji. Ky është një rajon shumë i ngrohtë dhe në Lindjen e Mesme duhet të ruash gjithmonë ujë”.

Dr Stern thotë se janë gërrmuar tre depozita të tillë 100 mijë litërshe dhe beson se ka të tjera.

FOTO GALERI
2/5
Dera sekrete e kishes eshte hyrja ne shpellat e banimit

Top Channel