Kreu i PD, Lulzim Basha teksa iu përgjigj pyetjeve në lidhje me ekonominë, bëri një tjetër gafë, duke thënë se “6 në 4 biznese dalin me humbje”, dhe sigurisht që kjo nuk i ‘ka shpëtuar’ kryeministrit Edi Rama.
“Rënie dramatike e të ardhurave, siç raportohet, 6 nga katër biznese nuk nxjerrin më fitim dhe po dalin me humbje,”- tha Basha, që me siguri ka dashur të thojë të kundërtën.
“6 në 4 biznese dalin me humbje, 7 në 5 pika dalin me sukses, 6475 kandidatë në 5746 gjithsej dalin fitues në PD😉 Ti je Artist nuk them kot unë”, ndërkohë komenton në Instagram kryeministri.
Top Channel