Poezitë e ndaluara, të shkruara në copëza letrash e gazetash përmblidhen nën titullin e pagëzuar në të gjallë të shkrimtarit “Vargjet e përziera”. Me këtë botim të ri është kujtuar pak ditë më parë shkrimtari Mitrush Kutelit, në 113 vjetorin e lindjes. Ky libër nuk u botua në të gjallë të tij, pasi ai nuk pranoi gërshërët e censurës..

Unë e kujtoj shkrimtarin e njohur gjithmonë me emocionet që më kanë dhuruar “Tregimet e moçme shqiptare”. Më krijonin një gjendje që edhe sot po t’u kthehem, është i njëjti emocion.. Mitrush Kuteli është një prej themeltarëve të prozës moderne por dhe një nga penat e forta të mendimit kritik. “Vargje të përziera” është një tjetër pasuri që i shtohet letërsisë shqipe, një vepër që na gëzon të gjithëve.

Fragment nga libri

Tani që shkuan kaq vjet
Dhe u dynd dëbora mbi kreishte,
I mekur veten time pyes:
Ishte a s’ishte?
Apo pat qenë një vegim,
Që del n’agim nëpër zallishte
Dhe ky vegim ca sy të zes:
Kishte a s’kishte?
Kaluan vjetët me rrëmbim
Dhe pres i mjerë, i sëndisur…
Më fal lexonjës të të pyes:
Që ku e pata nisur?

Të dhëna për librin
Titulli: Vargje të përziera
Gjinia: Poezi
Autori: Mitrush Kuteli
Shtëpia botuese: Mitrush Kuteli
Viti: 2019
Fq. 204
ISBN: 978-9928-180-20-9

Top Channel