“Ja ç’po ndodh te Opera” plas debati mes Neritan Liçajt dhe Bled Manes

11/10/2020 19:41

Aktori Neritan Liçaj dhe gazetari Bledi Mane u përfshinë në një debat në rubrikën “ Rrethi Katror” në “E Diell”.

Gjatë fjalës së tij aktori Liçaj tha se qeveria ka shpenzuar 10 milionë euro për të ristrukturuar Operan. Në këtë moment ndërhyri gazetari Mane, i cili tha se në këtë kohë që jetojmë 10 milionë euro janë një hiç gjë. Ndërkohë nga krahu tjetër Neritan Liçaj tha se problemi nuk qëndron se janë shpenzuar 10 milionë euro, por tek fakti se pasi është rindërtuar ajo do t’i dhurohet dikujt tjetër.

Neritan Liçaj: Pse t’i sjelli portokallet nga Greqia dhe nuk prodhohen këtu. Edhe fut pjesën time, te teatri 175 milionë euro nuk do t’i merrte Maneja. Shikoni çfarë u bë me Operan. U harxhuan 10 milionë euro për të ribërë opera që muret i kishte, janë harxhuar 10 milionë euro dhe do e bëjnë me PPP Operan.

Bledi Mane: Të mos flasim si bolshevik. 10 milionë euro në vitin 2020 me koston e jetesës janë zero. Sa ka kushtuar në fëmijërinë tonë një tullë dhe sa kushton tani.

Neritan Liçaj: Nuk është puna se u dhanë 10 milionë euro këtu. Por ajo rikonstruksioni, harxhohen 10 milionë euro ndërtohet nga e para dhe i falet dikujt.

Top Channel