“Dream Team” është një rubrikë brenda emisionit “E Diell”, e cila u dedikohet vetëm fëmijëve.
Të kërcejnë, këndojnë e të luajnë, janë disa nga gjërat që fëmijët bëjnë më së shumti, e pikërisht këto gjëra ato do të prezantojnë në studio. Fëmijët e “Dream Team”, përpiqen që të tregojnë botën e fëmijëve, larg telefonave e kompjuterave.
Ata luajnë, por duke djersitur e çliruar energji, ashtu sikurse edhe prindërit e tyre kanë bërë shumë vite më parë. Puntatën e sotme, fëmijët rrëfyen ëndrrat e tyre. Mes dëshirave për t’u bërë luftëtare, mjeke, për të jetuar në një botë me princesha, qëndronte ëndrra e Joelit, i cili një ditë dëshironte të bëhej pronar hoteli në Angli.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.
Top Channel