Punonjësit e bareve e restoranteve në Paris dolën sot në rrugë me një arkivol të rremë, duke shprehur zemërimin për kufizime e reja të koronavirusit për të cilat thonë se po vrasin industrinë.
Në një miting të organizuar nga shoqata tregtare në kryeqytetin francez, protestuesit mbajtën funeralin e rremë, ku mbi arkivol shkruhej “Bare – restorante – klube” .
Në një tjetër pankartë shkruhej “Industria e restoranteve RIP 1686-2020,” duke iu referuar vitit kur dyqanet në stil kafeneje u hapën fillimisht në Paris. Disa nga protestuesit shiheshin që mbanin fishejkzjarrë.
Zyrtarët thonë se ashpërsimi i kufizimeve është i nevojshëm për përballjen me numrat e infektimit nga Covid-19. “Këto janë masa frenuese sepse epidemia po lëviz shpejt,” tha kreu i policisë së Parisit, Didier Lallement.
Autoritetet thonë se kësaj jave janë regjistruar më shumë se 10 000 raste infektimi çdo ditë. Presidenti Emmanuel Macron ka premtuar “më shumë kufizime” në zonat ku rastet e reja përhapen shpejt.
C’est une mise à mort de la restauration pour ces bistrotiers et riverains.#bars #paris11 #oberkampf #Covid_19 pic.twitter.com/VSdMjZRL2d
— actu Paris (@actufrparis) October 8, 2020
Top Channel