Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç ngarkoi liderin e opozitës, Zdravko Krivokapiç, me formimin e qeverisë së ardhshme. 62-vjeçari ishte në zgjedhjet parlamentare në gusht, kandidati kryesor i lidhjes aleancës më të madhe opozitare të kryesuar nga Fronti Demokratik (DF).

Zdravko Krivokapiç, është profesor i inxhinierisë mekanike dhe nuk i përket Fronti Demokratik pro-serb. Së bashku me dy grupe më të vogla, pro-perëndimore, aleanca fitoi 41 nga 80 vende që ka parlamenti i Malit të Zi.

Vazhdimësi në politikën e jashtme

Fronti Demokratik si forca më e fortë në koalicionin e ardhshëm konsiderohet si pro-ruse. Por me dy partnerët e mundshëm – demokratët liberalë dhe partinë URA – PD ka rënë dakord për një lloj vazhdimësie në politikën e jashtme.

Kështu nuk pritet të vihet në pikëpyetje anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, që ekziston që nga viti 2017. Po ashtu nuk pritet të anulohet njohja e Kosovës.

Gjukanoviçi, i cili konsiderohej si i plotfuqishëm mund të ndeshë tani në kufizime nga një shumicë qeveritare e kundërshtarëve politik.

Gjukanoviçi konsiderohet në BE si garantues për orientimin pro-perëndimor të vendit, por kritikët e akuzojnë për korrupsion masiv, përfshirje në krimin e organizuar dhe shtypjen e mediave kritike.

Pas pavarësisë nga Serbia në vitin 2006 Malin e Zi ka nisur negociatat pranimin në Bashkimin Evropian në vitin 2012. DW

Top Channel