Kylie dhe Kendall Jenner janë përleshur fizikisht në episodin më të fundit të “Kepping Up With the Kardashians”.

Kendall, akuzoi Kylie, se i “kishte vendosur thembrën në qafë” gjatë përleshjes, e më pas u betua se nuk do të fliste kurrë me të, një gjë të tillë konfirmoi dhe Kylie. Ndërkohë Kim, për të qetësuar gjendjen, u detyrua të thërriste sigurimin.

Grindja ndodhi pasi Kendall ishte e mërzitur që Kylie mori veshjen e saj gjatë largimit të familjes në Palm Springs, Kaliforni.

Pjesë nga debati:

“Ndal, ndalo, ndalo!”, bërtiti Corey ( I dashuri i nënës së motrave të famshme) kur grindja mes motrave filloi.

“Ne duhet të shkojmë të marrim Kendallin!”, i tha Kim shoferit të saj.

“Ku janë ato? Kjo është çmenduri!”, bërtiti Khloe, ndërsa Kendall i tha Kyliet: “Ti ma vure këmbën në qafën time!”. “Kjo është arsyeja që ju më përplasët!”, bërtiti më pas Kylie.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel