Pjesë nga filmi "Grand Hotel"

Seriali me i suksesshëm “Grand hotel” në  Top Channel në orën 16:00, çdo ditë, nga e hëna në të shtunë

Historia e serialit, një nga më të shiturit në Europë  dhe në botë zhvillohet në vitin 1905. “Grand Hotel” është fitues i 11 çmimeve ndërkombëtare dhe 22 nominimeve.

Autorët e filmit janë Ramón Campos dhe Gema R. Neira. Ndërsa producentët ekszekutivtë janë Ramón Campos dhe Teres Fernández-Valdés. Filmi është mundësuar nga studio e Produksionit “Tabu Producciones”. Aktorët protagonistë të serialit janë Yon Gonzaales, Amaya Salamanca, Adriana Ozores.

Në qytezën spanjolle, Kantaloa, Hulio Olmedo mbërrin në hotelin luksoz “Grand Hotel”. Ai ka ardhur të takojë motrën e tij, Kristinën, e cila punon si shërbyese, por që është rritur në detyrë si menaxhere kati.

Por Hulio mëson nga një kamerier se Kristina është pushuar nga puna për vjedhje, një muaj më parë, diçka që ai nuk mund ta besojë në asnjë mënyrë.

I sigurt që motrës i ka ndodhur diçka në këtë hotel misterioz, Hulioja vendos të pranojë punën si kamerier me synimin e vetëm për të zbuluar të vërtetën.

Shumë shpejt, jeta e Hulios përmbyset nga fakte tronditëse dhe një dashuri e papritur që mund t’ia prishë të gjitha planet. Bie marrëzisht në dashuri me vajzën e pronarit, njëkohësisht e fejuara e drejtorit të  hotelit. Ajo është e bukur, seksi, e pasur.Një romancë e rrezikshme që ndërthuret me të gjitha misteret dhe sekretet e fshehura ndër muret e hotelit.

Ai së shpejti gjen një aleate, Alisian, një nga vajzat e pronarit të hotelit Doria Teresa. Alisia, e cila po detyrohet të martohet me menaxherin e hotelit Diegon, që është gjithashtu dyshuese për gjërat që ndodhin në hotel. Së bashku Hulio dhe Alicia përpiqen të zbulojnë sekretet e Grand Hotel.

Ja si duken tani aktoret e kesaj telenovele shume te suksesshme ne NETFLIX

FOTO GALERI
2/9

Top Channel