Shtëpi të djegura dhe mbeturina ngado/ Në brendësi të lagjes më të rrezikshme të Liverpool-it (FOTO)

07/10/2020 16:45

Zona Primrose Court në Liverpool është përshkruar nga banorët si një nga lagjet më e rrezikshme të vendit.

Lagjja e frikshme është e mbushur plot shtëpi të djegura, të cilat tashmë janë braktisur nga personat që banonin aty. Sipas banorëve të saj, dikur kjo rrugë ishte e mbushur me shumë shtëpi të bukura e familjarë tejet të lumtur. Por kur një grup i familjeve të reja u transferuan aty në qershor të vitit 2018, vendasit shprehen se gjërat shumë shpejt morën një kthesë për keq.

Duke ecur përmes 18 shtëpive që janë aty, sot do të gjeni grumbuj mobiljesh të prishura e të hedhura në rrugë, xhama të thyer e çdo gjë të shkatërruar. Një grua e cila nuk ka dashur të zbulojë emrin, ka treguar se ka jetuar në një shtëpi në Primrose Court për shtatë vite, derisa nuk duronte më. Ajo ka rrëfyer se problemet nisën dy vite më parë, pasi një familje e re u zhvendos në një nga shtëpitë aty.

“Kur kam ardhur në fillim këtu, ishte shumë bukur. Kishte shtëpi të bukura, por në qershor të 2018-ës, nuk duroja dot, pasi një familje u zhvendos këtu, në minuta çdo gjë ndryshoi”, tregoi ajo.

Gruaja ka treguar se familja gjithmonë bënte sherr, pinin shumë alkool dhe mbeturinat i hidhnin në rrugë. Gjithashtu ajo shtoi se i kërcënonin taksistët me shkop bejsbolli.

“Policia ishte këtu dhjetë herë në ditë vetëm prej kësaj familje. Madje pasi erdhi ajo familje, edhe fëmijët në zonë filluan t’i vandalizonin ata duke thyer dritaret”, shtoi më tej gruaja.

Ndërkohë fotografitë e publikuara nga “Daily Mail” tregojnë se çfarë ka mbetur në lagjen më të rrezikshme të Liverpool-it.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA