Modelja 20 vjeçare vritet aksidentalisht me armë gjatë “pengmarrjes” së rreme për TikTok

07/10/2020 17:04

Areline Martinez ishte duke filmuar një skenë pengmarrjeje nga një “bandë e armatosur” kur një nga kolegët e qëlloi me armë në kokë dhe u largua nga skena e ngjarjes.

E reja vdiq tragjikisht kur u qëllua gjatë xhirimit të një videoje të rreme aksioni, për t’u postuar në rrjetin TikTok.

20 vjeçarja nënë e një fëmije po përdorte armë dhe municione të vërteta për lojën e xhiruar më 2 tetor.

Pamjet ishin publikuar vetëm disa momente para vdekjes së saj. Në të shihet vajza që luan skenarin e pengmarrjes, e rrethuar nga njerëz të armatosur.
E reja shihet që pretendon se është viktima, kurse miqtë e saj i mbajnë armët te koka duke luajtur rolet e bandës kriminale.

Incidenti ndodhi në qytetin e Chihuahua në veri të Meksikës.

Dëshmitarët thanë për mediat lokale se viktima u qëllua nga dy miqtë e saj me një pistoletë kalibër 45.

Autorët ishin larguar nga skena e krimit dhe Martinez ishte gjetur përtokë me duart ende të lidhura.

Prokurori i Chihuahua, Cesar Augusto Peniche Espejel, tha: “Një nga hipotezat që po hetojmë është ajo e lojës me armët e zjarrit duke besuar se nuk ishte e mbushur dhe vrasjes aksidentale të gruas”.

Zhvillimi vjen kur një tjeter personazh i reality-TV kreu një skenë të rreme pengmarrjeje, sipas saj për të ndërgjegjësuar mbi trafikun njerëzor, por ne raste të tilla arsyeja e vetme eshte publiciteti.

Masika Kalysha, kërkoi falje për episodin me dhunë ekstreme në dukje, pas kritikave të shumta online.

FOTO GALERI
2/5
Areline Martinez ishte duke filmuar një skenë pengmarrjeje nga një “bandë e armatosur”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA