Kim Jong-un i kërkon popullit “Betejë 80-ditore” në paralajmërimin e rrallë

07/10/2020 19:49

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka nisur një fushatë për nxitjen e rimëkëmbjes së ekonomisë së vendit pas përballjeve me sanksionet dhe tajfunët në muajt e fundit.

Kim Jong Un ka kërkuar një “betejë 80-ditore” gjatë takimit të komitetit qendror të partisë komuniste, për shtimin e prodhimit dhe kalimin e burimeve në projektet madhore të vendit.

Sipas raportimeve të takimit, Kim ka thënë: “Ne kemi bërë arritje historike me përpjekjet tona të kushtueshme, duke kaluar sfida të rëndësishme, por nuk duhet të kënaqemi vetëm me këto. Ne ende përballemi me sfida që nuk duhen nënvlerësuar dhe kemi shumë objektiva për të arritur këtë vit.”

Në 2016, lideri verior bënte komente të ngjashme për kompletimin e projekteve në Kongresin e Partisë. Ndërsa sivjet ai raportohet se do të prezantojë një plan pesë-vjeçar për ekonominë e vendit në një takim të veçantë politik.

Kim shtonte: “Ditët e mbetura deri në kongresin e partisë, janë periudha e përpjekjeve të fundvitit dhe gjithashtu faza e zbatimit të planit pesë-vjeçar të zhvillimit ekonomik, prandaj e gjithë partia dhe vendi duhet të kryejmë një betejë të fuqishme”.

Planet raportohet se kanë të bëjnë me kalimin e njerëzve dhe burimeve te projektet më kryesore të ekonomisë.
Kjo konsiderohet si një zgjidhje e shpejtë për mangesitë në naftë, para dhe material ndërtimi.

FOTO GALERI
2/7
Lideri ka nisur një fushatë për rimëkëmbje të ekonomisë pas përballjeve me sanksionet dhe tajfunët në muajt e fundit.

Top Channel