Një vajzë 14-vjeçare e përdhunuar në grup në Spanjë, është sulmuar përsëri nga një person që ofroi ta ndihmonte për të shkuar në shtëpi.
Lajmi i tmerrshëm është raportuar nga mediat vendase, sipas të cilave katër përdhunuesit pretendojnë se vajza kishte pranuar seksin me ta.
Të dyshuarit e paemëruar përdhunuan vajzën në një festë në Velencia, më 26 shtator.
E përditshmja El Mercantil Valenciano shtonte se personi që e kishte sjellë me makinë në festë vajzën, gjithashtu i kërkoi seks për ta sjellë përsëri në shtëpi.
Mediat raportojnë se në festën në fjalë, ku kishte pije alkoolike, ishin rreth 15-20 njerëz dhe disa prej tyre ishin nën moshë.
Policia u vu ne dijeni për përdhunimin pasi e reja i tha një mikeshës së saj. Më pas zyrtarët arrestuan gjashtë njerëz, dy ditë pas raportimit të incidentit.
Një person nën moshë mes të akuzuarve u lirua nga policia, edhe pse nuk kishte marrë pjesë aktive në përdhunim, por u akuzua me dështim në dhënien e ndihmës.
Sipas ligjit spanjoll një person duhet të jetë të paktën 16 vjeç për të pranuar marrdhënie seksuale.
Top Channel